Deshi të pozon në shkëmb pranë ujit, dallgët e detit e “marrin me vete” adoleshentin nga Irlanda e Veriut

Një adoleshent kishte vendosur ta sfidoj veten duke pozuar pranë një shkëmbi në afërsi të detit në Irlandën e Veriut, por ai nuk kishte llogaritur një gjë.

Conan Griffin, 18-vjeç, e pësoi keq nga dallgët e mëdha që erdhën pas shpinës së tij dhe e “morën me vete”.

E ky moment “turpërues” u filmua nga një mik i tij, i cili e publikoi më pas videon në Twitter.

Në video shihet se si Conan i afrohet ujit duke buzëqeshur para kamerës. E në një moment dallgët e mëdha vijnë me shpejtësi dhe e godasin duke e përplasur në shkëmb.

Për fat të mirë i riu ka shpëtuar me disa gërvishtje të lehta në kraharor. Megjithatë ky veprim do të duhej t’i shërbente si leksion për herët tjera.