Pejë

Derisa po voziste, qytetarit në Pejë i qëllohet vetura me armë zjarri

Një qytetar ka raportuar në Polici se është sulmuar me armë zjarri derisa po udhëtonte me veturën e tij, mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:30.

Qytetari ka deklaruar në Polici se ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij me veturë, kur xhami i veturës i ishte qëlluar me armë zjarri.

Sipas Policisë, ende nuk dihet nëse të shtënat me armë zjarri kanë pasur cak qytetarin.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një predhë të armës së zjarrit, ndërsa vetura është sekuestruar për ekzaminim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raporton 24-orësh të Policisë.