Agim Ademi

Derisa klubet tjera e kanë falënderuar për mbështetje, FC Prishtina nuk jep asnjë informacion për vizitën e Ademit në Antalia

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi tash e disa ditë është duke qëndruar në Antalia të Turqisë ku nga afër do ta përcjellë ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës që luhet mes Prishtinës e Ballkanit në Antalia.

Ai këtë situatë e ka shfrytëzuar edhe për t’i vizituar skuadrat që janë duke u përgatitur për stinorin pranveror atje dhe ju ka ofruar mbështetje nga institucioni i futbollit, derisa është falënderuar nga të gjitha për mbështetjen që po u ofron.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se FC Prishtina, ani pse e kishte pritur në takim të parin e futbollit nuk ka dhënë asnjë informacion në Facebook duke e injoruar në njëfarë forme këtë vizitë.

Kështu nuk bën edhe klubet tjera të cilat të gjitha e kishin njoftuar publikun e vetë në faqet e tyre zyrtare në Facebook për këtë vizitë. /Ballkani.info