KSHZ

Deri ora 13:00 dalja për zgjedhje presidenciale 22.63%, për kuvendare 25.64%

Sipas të dhënave të KSHZ-së deri orën 13:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është 22.63%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 25.64%.

Për zgjedhjet presidencial jehonë më të madhe ka Kriva Pallankë me 46.44%, ndërsa jehonë më të vogël ka në Vrapçisht me 5.38%.

Në zgjedhjet parlamentare jehonë më të madhe ka në njësinë zgjedhore numër 3 me 29.79%, ndërsa jehonë më të vogël ka në njësinë zgjedhore numër 6 me 18.73%.

Për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1.815.350 votues.