Deri në orën 14:00 në Klinikën Infektive janë vaksinuar 100 punëtorë shëndetësorë
Me ardhjen e 24 mijë vaksinave Anti-COVID, sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësorë në Klinikën Infektive në QKUK.
Deri në orën 14:00, 100 mjekë janë vaksinuar në Klinikën Infektive me vaksinën AstraZenecas.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një shkrimi.
Postimi i plotë:
Me ekipin e mrekullueshëm të vaksinimit të QKMF të Obiliqit që deri në ora 14:00 vaksinoi në Klinikën Infektive të QKUK-së rreth 100 personel shëndetësor të kësaj klinike me vaksinën AstraZeneca.#BashkëkundërCovid19#Vaksinohu