Prishtinë

Deri në 70 euro një metër dru në Prishtinë, qytetarët druajnë për një dimër të vështirë

Disa metra larg shkollës “Nazim Gafurri”, dhjetëra kamionë të ngarkuar me dru po qëndrojnë aty.

Ndonëse nuk u prononcua askush nga shitësit, prapa kamerës thanë se çmimi sillet nga 65 deri në 70 euro për metër.

Çmimet e larta ka bërë që të bijë edhe interesimi i qytetarëve për furnizim.

Çmim i shtrenjtë po i duket edhe qytetarit Hasan Shkodra. Tha se i posedon edhe disa metra të blerë nga viti i kaluar.

“I shtrenjtë. Ende nuk i kam blerë por i kam disa që i kem blerë vjet por me marr dimri i rëndë, ndoshta shtrenjtohen ende. Nuk kemi çfarë të bëjmë, me diçka duhet me u nxeh”, tha Shkodra për EO.

Edhe një qytetar tjetër prapa kamerës, tha se çmimi është i lartë dhe se druan për një dimër të vështirë.

Edhe përkundër kësaj, në shumë lagje të kryeqytetit blerësit vazhdojnë të jenë prezentë.