Deri në 5800 euro një gjumë: Ja resorti luksoz ku po qëndron Albin Kurti

Pavarësisht situatës emergjente në komunën e Deçanit ku janë të helmuar mbi një mijë e 500 qytetarë, kryeministri i vendit z. Kurti nuk e ka anuluar vizitën e tij në Greqi.  

Ai po qëndron në njërën nga hotelet më luksoze në Greqi.

Qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi” e ka zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shprehu mirëpritje për Kurtin dhe familjen e tij.

Hoteli luksoz „Grand Resort Lagonissi”, ku po qëndron kryeministri Kurti shihet të jetë njëri nga hotelet më luksoze, shkruan Periskopi.

Deri në 5800 euro kushton një natë në këtë hotel. Ndërkaq çmimi më i lirë kushton hiç më pak se 459 euro.

Vlen të theksohet se dikur Kurti shante politikanët kosovarë që po shpenzonin mijëra euro nga buxheti i varfër i Kosovës për udhëtime zyrtare, ndërkaq një shpenzim të tillë po e shohim këto ditë edhe nga vetë z. Kurti.

Më poshtë keni pamjet e hotelit super luksoz që po qëndron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.