Deri në 12 vite burgim nëse dokumentet sekrete janë dhënë EULEX’it nga presidenca apo dikush tjetër

Misioni i EULEX’it në Kosovë ka pasur një plan për bastisjen e zyrës së presidencës kosovare një ditë pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga pozita e presidentit, për këtë në alarm dhe dijeni ishin vënë menjëherë institucionet e sigurisë së shtetit, madje edhe AKI.

EULEX ka pasur një plan për bastisje në presidencë dhe konfiskimin e të gjitha dokumenteve që gjendeshin aty, përfshirë edhe ato konfidenciale sipas informacioneve që ka pasur Agjencia Inteligjente e Kosovës.

Mirëpo, as zyrtarët e AKI’së e as ata të presidencës kanë thënë se nuk kanë hapur sefin e zyrës së Presidencës.

Pra, shefi i Kabinetit të saj, Faton Peci, zyrtarë tjerë të presidencës dhe zyrtarë të AKI’së që kanë prezentë atë ditë në “skandalin me kasafortën”, tani janë tani duke u hetuar nga prokuroria e Kosovës në lidhje me këtë ngjarje.

“Neni 124 Spiunazhi – 1. Kushdo që sekretin shtetëror ia komunikon, ia dorëzon apo ia bënë të arritshme shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit që u shërben atyre, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet burgim”, thotë Kodi Penal i Kosovës.

Ndryshe, Kreshnik Gashi u shkarkuar dje nga kryeministri Avdullah Hoti në koordinim me Vjosa Osamnin nga pozita e drejtorit të AKI’së./GazetaMetro/