Dërguti ironizon me Kurtin pasi ai thoshte se do të ulën çmimet kur të bëhet kryeministër: Shume vizionar breh!

Albin Kurti vite më parë, tekstualisht, thoshte se me Lëvizjen e tij në pushtet, do të uleshin çmimet e produkteteve elemetare. Ai tash udhëheq vendin, e ironikisht, Kosova po përballet me rritje flagrante të cmimeve të produkteve elemtare për jetesë.

“Edhe buka me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje, nga 36 cent që është mesatarja e çmimeve për muajin shkurt të vitit 2014 bëhet 31 cent, sheqeri nga 72 cent kilogrami bëhet 62 cent, qumështi nga 91 cent mesatarisht bëhet 78 cent”.

Këto janë premtimet e dhëna nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2014, kur thoshte se më Lëvizjen Vetëvendosje në krye të qeverisë do të ketë ulje të çmimeve për produktet ushqimore.

Por, derisa Kurti është në krye të qeverisë, çmimet për produktet ushqimore nuk janë ulur por kanë shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar.

E për këtë premtim të Kurtit aso kohe, sot ka reaguar Aida Dërguti, ish nënkryetare e Kuvendit të Kosovës sa ishte në Vetëvendosje.

Në videon e shpërndarë në facebook, Dërguti i komenton një profili duke shkruar: “Shumë vizionar breh”, transmeton Ballkani.info.

Qytetarët po paguajnë 50 cent për një bukë, rreth 73 cent për një kilogram sheqer, rreth 1 euro një litër qumësht e mbi 1 euro e 50 cent një litër vaj.
“TVSH bëhet zero për gjërat elementare ushqimore edhe buka me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje, nga 36 cent që është mesatarja e çmimeve për muajin shkurt të vitit 2014 bëhet 31 cent, sheqeri nga 72 cent kilogrami bëhet 62 cent, qumështi nga 91 cent mesatarisht bëhet 78 cent, vaji nga 1 euro e 23 cent bëhet 1 euro e 6 cent sepse ne duam që nevojave elementare tua heqim TVSH’ne dhe t’i lirojmë ndërkaq luksi që i korrespondon regjistrit të dëshirave ai të shtrenjtohet”, kishte thënë Kurti gjatë një interviste televizive.