Dërguti i drejtohet servilit të Kurtit: Historia flet për emra të përveçëm, viktimat janë vetëm statistika

Opinionistja Aida Derguti i është kundërpërgjigjur deklaratave serviliste të ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashit, duke ua përkujtuar se mundësia për t’u kthyer në heronj ka kapërcyer.

Dërguti, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka komentuar deklaratën servile të ish-këshilltarit të Kurtit, i cili i quajti ish-krerët e UÇK-së në Hagë “pula” dhe “zogj”, shkruan Demokracia.com.

“Poshtërsia brina s’ka. Ky dhe bashkëmendimtarët e tij provokojnë me qëllim që dikush me ju ra shpullë e këta me u viktimizu.  Prandaj leni le të flasin, le të shfryhen duke sha e ne mundemi me i kqyrë seri se ua dimë dhimtën”, ka shkruar Dërguti.

“A e dini ku e kanë inatin? Ju vjen inati pse historia flet për heronjtë në emra të përveçëm, fatkeqësisht viktimat janë veç statistika. Shansi i herozmit ju ka ikë, na nuk ju kemi faj”, vijon deklarimi i Dërguti.