Dërgon mesazhe që të eliminohet Armaldo nga BBVA, Sabiani tregon përkrahjen për Kristin: Mos dil dhe lufto për atë që do

Kristi Aliaj është në një nominim të fortë natën e sotme (e shtunë) në Big Brother VIP Albania.

Ai ndodhet së bashku me banorët e tjerë, Armaldo Kllogjerin dhe Luiz Ejllin, pas një kurthi që ky i fundit ia kishte bërë të dyve.

I njëjti së fundmi ka marrë përkrahje nga Sabiani, pavarësisht se artisti nuk ishte dakord në fillim me marrëdhënien që Kristi nisi brenda me vajzën e tij, Keisi Medinin.

Foto: Screenshot/Instagram

Sabiani ka shpërndarë së fundmi një postim në InstaStory, ku tregon se ka dërguar disa mesazhe që të largohet Armaldo.

“Forca Kristi, mos dil dhe lufto për atë që do”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Veç kësaj, marrëdhënia e Kristit dhe Keisit është ftohur këto ditë me hyrjen e Sabit në BBVA.

Ajo tha se dëshirojnë të mbeten miq dhe të vazhdojnë këtë njohje jashtë spektaklit. /Telegrafi/