Dërgohet pa shenja jete nga familjarët një person në Spitalin e Gjilanit

Një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, gjatë ditës së djeshme.

Në raportin e policisë thuhet se sipas familjarëve, viktima vuante nga sëmundje të mëhershme dhe ishte duke u trajtuar viteve të fundit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.