Dërgohet në Spital Psikiatrik dhe arrestohet një person, dyshohet se ngacmoi seksualisht një grua

Një person ka sulmuar seksualisht një grua në Prizren, shkruan Ballkani.info.

I dyshuari është me të meta psikike. Ngjarja kishte ndodhur me 02 dhjetor rreth orës 8:30.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor pasi që e njëjta ishte e shqetësuar, ndërsa i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Psikiatrik dhe më pas me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Ballkani.info/

Raporti i plotë nga PK-ja:

NGACMIM SEKSUAL

Prizren 02.12.2022, 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta psikike pasi që i njëjti kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor pasi që e njëjta ishte e shqetësuar, ndërsa i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Psikiatrik dhe më pas me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.