Dërgohen në Infektiv dy pacientë në gjendje të rëndë

Dy pacientë nga Durrësi janë dërguar në Infektivin e QSUT-së në gjendje të rënduar shëndetësore.

Përveç punonjëses 59-vjeçare të Drejtorisë së Policisë Durrës, për mjekim të specializuar në Tiranë u dërgua dhe një pacient 65-vjeçar i ardhur nga Bolzano, qytet në veri të Italisë.

Mjekët e Durrësit nuk kanë pritur kryerjen e tamponit për 65-vjeccarin, pasi kuadri klinik i tij ishte shumë i rëndë.

Ndërkohë të tjerë pacientë janë në pritje të përgjigjes së tamponit, pasi kanë paraqitur komplikacione në mushkëri.