Derbi lokal i qytetit të Gjenovës u zhvillua sot mes Genoas dhe Sampdorias në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A.
Ndeshja mes rivalëve përfundoi pa fitues, pasi rezultati përfundimtar ishte 1-1, raporton Gazeta Express.
Golin e parë e shënoi Fabio Quagliarella në minutën e 8’ të takimit kurse në minutën e 17’ nga pika e bardhë ishte sulmuesi polak i Genoas, Krzysztof Piatek.
Sampdoria është në pozitën e 12-të me 16 pikë, një më shumë se Genoa që pozicionohet në vendin e 13-të.







