Derbi në Carabao Cup, këto janë formacionet e mundshme të Chelsea – Manchester United

Chelsea sot do të ndeshet me Manchester United në Carabao Cup.

‘Blutë’ nuk dinë për humbje në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, e për më tepër që takimi luhet në stadiumin ”Stamford Bridge”.

United ka filluar të rikthehet në formë, mirëpo përballet me lëndime të shumta.

Formacionet e mundshme:

Chelsea (4-3-3): Caballero, Emerson, Tomori, Zouma, James, Jorginho, Kovacic, Mount, Pulisic, Hudson-Odoi, Batshuayi.

United (5-3-2): Romero, Williams, Rojo, Lindelof, Jones, Wan-Bissaka, McTominay, Fred, Lingard, Greenwood, Martial.

Kujtojmë që ndeshja fillon në ora 21:05.

loading…