Derbi i xhiros së tetë i Superligës së Kosovës në futboll, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës është mbyllur 0:0.

Ndeshja e zhvilluar të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan, u karakterizua me pak raste shënimi.

Ky takim është luajtur pa praninë e shikuesve, për shkak se Drita është dënuar me dy ndeshje pa praninë e shikuesve.

Te Prishtina debutoi sulmuesi Besart Berisha. Ai u inkuadruar në lojë në minutën e 77-të në vend të Gauthier Mankendës. 36-vjeçari iu bashkua kampiones së Kosovës në muajin që shkoi si lojtar i lirë.

Për Dritën ishte barazimi i tretë në këtë kampionat. Kjo skuadër nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit. Renditet në vendin e pestë me 12-të pikë.

Ndërkaq, Prishtina regjistroi barazimin e katërt në këtë kampionat dhe të dytin rresht. Ka dhjetë pikë dhe zë vendin e gjashtë.