Derbi i Ligës së Kampionëve: Liverpooli me disa mungesa ndaj Atletico Madridit, formacionet zyrtare

Liverpooli do të jetë nikoqir i Atletico Madridit për përballjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Anfield Road”.

Ndeshja e parë mes The Reds dhe Los Rojiblanos në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ përfundoi 1-0 për mdarilenët me golin e shënuar nga Saul Niguez qysh në minutën e katërt të takimit.

View image on Twitter

Jurgen Klopp shpreson që ta përmbysë sonte rezultatin dhe të kalojnë në çerekfinale, mirëpo ka mungesa si, Alisson Becker, Nathaniel Clyne dhe Xherdan Shaqiri, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Diego Simeone do të jetë vetëm pa sulmuesin Dario Poveda, që po ashtu është i lënduar.

Formacioni startues i Liverpoolit: Adrian; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain; Salah, Mane, Firmino.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak, Trippier, Savic, Felipe, Lodi, Koke, Thomas, Saul, Correa, Felix, Costa.

View image on Twitter