Derbi anglez mbyllet baras
Chelsea dhe Manchester Unitedi i kanë ndarë pikët në derbin e xhiros së 13-të të Premier Leagues.
Dueli i zhvilluar sonte në “Stamford Bridge” ka përfunduar 1:1.
Jadon Sancho e kaloi Unitedin në epërsi në minutën e 50-të.
Rezultatin në 1:1 e barazoi Jorginho nga penalltia në minutën e 69-të. Ky ishte edhe goli i fundit në këtë ndeshje
Edhe përkundër barazimit, Chelsea zë vendin e parë në Premier League. Tani ka 30 pikë, një më shumë se Manchester City që është i dyti dhe dy më shumë se Liverpooli që renditet në vendin e tretë.
Manchester Unitedi është në pozitën e tetë me 18 pikë.