Deputetja

Deputetja shqiptare foto me zyrtaren serbe, komentuesja e sulmon për Kosovën (Foto)

Majlinda Bregu, ish ministrja e Integrimit, tashmë sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në një nga takimet zyrtare ka shkrepur edhe këtë foto me kryenegociatoren e Serbisë.

“Tanja Miščević Kryenegociatorja e Serbisë për në Europë, ose ndryshe Tanja me të cilen kuptohemi edhe pa folur”, shkruan Bregu me dashamirësi por ka ndeshur në “sulmin” e një prej komentueseve e cila i kujton Kosovën.

“Për Kosoven sidomos, nuk keni nevojë të flisni fare, i keni të qarta qëllimet e përbashketa” i shkruan ajo.

Mirëpo, e menjëhershme është përgjigja e Bregut e cila me nota ironie i thotë se ai fle ende me “çarçaf në kokë” dhe sheh ëndrra me luftë.

“Pa ma thuaj ti se cilat janë qëllimet e përbashkëta?! Se qëllimi im është nxitja e bashkëpunimit rajonal . A e di ti se Kosova është shtet i pavarur? A e di ti dhe të singjashmit e tu se ka nje Dialog Prishtinë – Beograd zhvillimi i të cilit kushtëzon ecurinë europiane të dy vendeve?! Pastaj, a lexon ndonjë rresht ti dhe ata si ti, për të mesuar se progresi i një vendi në këtë rajon, varet nga aftësia për të zhvilluar ide të perbashketa?! Apo fle akoma me çarcaf në kokë e shef endrra me luftë?! Hap mendjen zemër e mos bëj kompetenten e budallallikut! Tung”, përfundon komentin e saj zonja Bregu.