Biljana Pantiq Pilja

Deputetja serbe i kapet raportueses që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE: Pa integritet, hipokrite, po e hapë Kutinë e Pandorës

Deputetja serbe, Biljana Pantiq Pilja tha se raportuesja greke Dora Bakoyannis e cila rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës do të hyjë në histori “duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Ajo tha se Asociacioni “nuk do të themelohet” nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Europës, raporton Gazeta Express.

“Nëse e ftoni të ashtuquajturën Kosovë në Këshillin e Europës pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Asociacioni nuk do të themelohet kurrë”, tha ajo.

Biljana Pantiq Pilja e quajti Dora Bakoyannis të paintegritet dhe hipokrite.