Dekolteja e hapur e deputetes braziliane, Ana Paul da Silva në dhënien e betimit ka ngjallur reagime të ashpra në Brazil.
Sipas AP-së, ajo është gjendur në qendër të vëmendjes në mediat braziliane dhe në rrjetet sociale për shkak të veshjes provokuese që bartte më 1 shkurt.
Shumica e kanë quajtur veshjen e saj të papërshtatshme, shokuese dhe vulgare, derisa të tjerët kanë thënë se veshja nuk është e rëndësishme, transmeton Ballkani.info.
Da Silva është përgjigjur në Facebook, duke e mbrojtjen zgjedhjen e saj për veshje.
Santa Catarina state lawmaker Paulinha was heavily attacked on social media due to the cleavage she wore when she took office last Friday. 6,300 comments were posted on Facebook, mostly misogynist. She stated she'll keep on wearing what she feels like. pic.twitter.com/ReYUZxSZ1Q
— The Brazilian Report (@BrazilianReport) February 6, 2019
“Kjo maço botë me plot paragjykime në të cilën jeton nuk është bota ime”, i është përgjigjur ajo një burri i cili e ka pyetur se a i kontribuon demokracisë veshja e saj.
Da Silva ka qenë e pesta për nga numri i votave të fituara në zgjedhjet e kaluara për Kuvend, kurse para kësaj ajo ka shërbyer për dy mandate si kryebashkiake e Bombinjasit.
Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe ka thënë se do të vazhdojë të veshë çfarëdo që dëshiron. Da Silva po ashtu ka thënë se do t’i padis ata që i kanë dërguar mesazhe agresive dhe kërcënuese. /Ballkani.info/














