Ganimete Musliu

Deputetja Musliu me uniformë në Kuvend, votën për ushtrinë ia dedikon Sylejman Selimit

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka votuar projektligjet për ushtrinë, me veshje ushtarake, raporton Gazeta Express.

Musliu ka thënë se pas pavarësisë, ky është momenti më i rëndësishëm që kanë përjetuar deputetët e Kosovës dhe i gjithë populli.

Sipas deputetes, kjo qeveri ka përfunduar misionin e saj, me votimin e pakos së projektligjeve për ushtrinë.

Ajo ka thënë se votën për ushtrinë ia dedikon komandantitn të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, i cili po mbahet në burg.