Deputetja e VV’së për kalimet në PDK: Çdo aderim që bëjnë, na e sjellin një grumbull votash

Fatmire Mulhaxhu Kollçaku, deputete në Kuvendin e Kosovës, ka komentuar aderimet e fundit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kollçaku, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se çdo aderim i ri që bëhet në partitë politike, sjellë vota për LVV’në.

Ndryshe, PDK përgjatë ditës së sotme e zyrtarizoi njohësin e rrethanave politike, Ardian Kastratin, njëherësh edhe profesor universitar, përmes një konference të mbajtur në ora 13:00.

Postimi i plotë:

Fillimisht na “dhunojnë” çdo natë përmes ekraneve televizive në përpjekje për të orientuar opinionin publik kundër Lëvizjes, ashtu të ‘”gjithëdijshëm”.

Pastaj me aderimet që bëjnë demonstrojnë gjithë pafytyrësinë dhe “pavarësinë” e tyre.

Çdo aderim i tyre në partitë politike që bëjnë, sjell një grumbull vota për VETËVENDOSJE!