Fitore Pacolli

Deputetja e VV-së nga banesa “pent haus” bën thirrje për protestë me tenxhere, por komentuesi e pyet si e bleu këtë banesë?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë thirrje që qytetarët të protestojnë me enë nëpër terasat e tyre për të kundërshtuar rrëzimin e qeverisë Kurti.

Por duket se diçka nuk shkoi mirë në postiminne deputetes së Vetëvendosjes e cila sipas fotografisë së saj ka konfirmuar se jeton në “pent haus” në Prishtinë.

E ky fakt ka irrituar komentuesit të cilët e kanë pyetur deputeten se si ka mundësi që ajo me pagën që kishte si shefe e kabinetit të kryetarit të Prishtinës të blejë një banesë të tillë prej qindra metrash.

“Po shihet që foton e ke bërë prej pent hause. Qysh e bane këtë, duke qenë shefe e kabinetit të kryetarit të Prishtinës a? Ke shënë leje ndërtimi garant me marrë këtë banesë qindra metra katror e me kosto shumë të lartë në qendër të Prishtinës. Marre bre, marre duhet me të arshë”, ka shkruar komentuesi Eron Mustafa në postimin e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.