Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi e ka përshendetur inciativën e shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj për ngritjen e memorialit në Prishtinë kushtuar vëllezërve Bytyqi.

“E përshëndes iniciativën për ngritjen e Memoralit të vëllezërve Bytyqi në qendër të Prishtinës. Ky memorial do të ishte nder për heroizmin e vëllezërve Bytyqi, krenari për familjen, respekt për UÇK-në dhe do t’ia shtonte bukurinë kryeqytetit”, ka shkruar ajo.

Ai tutje ka theksuar se Ylli, Agroni dhe Mehmeti ishin shtetas amerikanë, por që lirinë e Kosovës e deshën aq shumë, e të cilën se shijuan gjatë duke u vrarë pabesisht nga dora vrastare e regjimit kriminal të Millosheviqit.

Të kujtojmë Daut Haradinaj ka marrë inciativë që në kryeqytetin kosovar të ndërtohet ky memorial në kujtim të tre vëllezërve të cilët ishin pjesëtarë të UÇK-së. Ata u rrëmbyen dhe u vranë më pas nga forcat serbe. Trupat e tyre u gjenden në një varrezë masive në Serbi.

Amerika në disa raste ka kërkuar nga Serbia që t’i gjejë dhe t’i dënojë ata që dhanë urdhër për vrasjen e tyre, mirëpo deri më tash shteti serb nuk e ka bërë as edhe lëvizjen më të vogël. /Ballkani.info/