Jeta Statovci

Deputetja e LVV-së që u bë horë me njohjen e pasaportave nga Spanja, iu përzihet qytetarëve për sheshin

Pasi u bë horë, duke i dhënë merita konsulentit Gani Jakupi për njohjen e pasaportave të Kosovës nga Spanja, deputetja Jeta Statovci tani po përzihet edhe në punët e kryeqytetit.

 Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kritikuar planet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për të bërë shesh rrugën “Xhorxh Bush”.

“Plani i kryetarit aktual të Prishtinës që e shpalosi, është projekti më i gabuar i mundshëm sepse ai, do të nënkuptonte paralizën totale të trafikut në Prishtinë dhe poashtu qindra miliona të humbura kot të buxhetit. Rruga “George Bush” ka qenë një minimum frymëmarrje për komunikacionin, arterie bazike, meqë nuk duhet harruar, se Prishtina është e koncentruar shumë në këtë zonë, si me institucione, me qendra kulturore e arti, me biznese, banim etj.”, ka shkruar Statovci.