Deputetja e LVV-së: Plani franko-gjerman s’e mban njohjen reciproke si term, pro njohja reciproke ekziston

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëresha Kryeziu Hyseni, ka folur për pranimin e planit franko-gjerman, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ajo ka deklaruar duke thënë se nuk e ka lexuar këtë plan por është e informuar nga qeveria se në atë planë ekziston njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“E kemi pranuar si një bazë të mirë mbi të cilën mund të ndërtohet një dialog me palën tjetër me Serbinë. U pranua dje edhe publikisht edhe nga kryeministri Kurti në takimin që pati me  të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçakun”, ka deklaruar ajo.

Më tej ajo ka sqaruar se kanë hequr dorë nga njohja reciproke me Serbinë pasi kryeministri Kurti nuk  përmendur fare dje në shkrimin e tij në Twitter kur ka njoftuar se ka pranuar planin franko-gjerman.

“Nuk është pse nuk u përmendë njohja reciproke ne kemi hequr dorë nga njohja reciproke. Propozimi nuk e mban njohjen reciproke si term, pro njohja reciproke ekziston”.

Tutje ajo ka thënë se ky propozim çon drejtë njohjes reciproke sepse “nuk mund të ketë ndryshe  propozimi franko-gjerman e ka njohjen reciproke”.

Ndërkoha ajo ka thënë se nuk e din përmbajtjen e planit franko-gjerman vetëm se është e informuar nga takimet që ka me kryeministrin Kurti.