Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku ka reaguar pas skandalit të fundit të publikuar në mediat të përgjimit të Dejona Mihajli me ish shefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, ku dëshmohet se Mihajli ka vendosur për shumë çështje të sektorit të energjisë në Kosovës dhe për reduktimet e rrymës.
Bunajku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kujtuar një ngjarje të vitit 2021 ku në atë kohë deputetët e VV-së, kishin kërkuar nga Bordi I KOSTT që këta të fundit të raportojnë me dyer të mbyllura.
“Tani e kam të qartë pse, më 05.08.2021, mazhoranca kërkoi që Bordi i KOSTT-it të thirrej në raportim me dyer të mbyllura, duke e arsyetuar këtë me ngjarje të rëndësishme. Ky veprim ishte një urdhër i dhënë nga Dejona Mihali dhe reflekton një përpjekje për të influencuar proceset vendimmarrëse në mënyrë të paligjshme. Kjo situatë ngre shqetësime serioze për pavarësinë e institucioneve dhe transparencën e proceseve administrative”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:







