ofendime

Deputetja e LDK-së: Hashim Thaçi ka probleme mendore

Kuvendi i Kosovës po mban senacë.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka kritikuar ashpër presidentin, Hashim Thaçi – madje ka kaluar edhe në ofendime:

“Hashim Thaçi ka probleme mendore, nuk e kemi analizuar psikologjinë e tij kur e kemi votuar”.

Madje, ajo ka vazhduar me akuza të rënda:

“Hashim Thaçi ka vrarë kundërshtarët politik, ka arrestuar shokët, ka bashkëpunuar me agjentura të huaja dhe po bën tradhëti kombëtare me faljen e territorit”, vazhdoi deputetja Gaxherri.

Debati i Kuvendit po vazhdon me agresivitet dhe ofendime. /Ballkani.info/