Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, është përplasur në komisionin për buxhet me deputeten e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci,
Haxhiu ka thënë se Nagavci është shkelëse e Kushtetutës së Republikës së Kosovës me përzierjen e saj në kompetencat e nivelit lokal.
“Po më flet për agjendtë të opozitës, normal që kemi agjendë dhe do ta shtyjmë nga dita 1 deri në ditën e fundit. Por vec po i referohem fjalës së saj. Është fakt që zonja Nagavci si ministre është shkelëse e Kushtetutës. Unë e di përvojën e secilës. Jeni numër një për shkelës të Kushtetutës”, ka thënë Haxhiu.
Ndërkaq deputetja e Aleancës ka thënë se të LVV-ës janë praktikantë dhe do të përfundojnë si të tillë.
Ajo ka thënë se Nagavci të paktën s’ka kërkuar as falje për një shkelje të tillë.
Pas kësaj, Nagavci e ka marrë fjalën duke thënë se nuk dëshiron që të futet në debat me Haxhiun, duke thënë se edhe në të kaluarën ka pasur deklarime të tilla dhe se për këtë e ka paditur.
“Do të evidentohet tendenca e saj për shpifje”, ka thënë Nagavci.






