Deputetja e AAK-së dhe kandidatja edhe për një mandat tjetër, Albana Bytyqi, ka takuar sot të rinjtë e Suharekës.

“Sot takova të rinjtë e Suharekës, të mbushur me energji pozitive. Rinia e këtij qyteti bashkë me kryetarin e Komunës Bali Muharremaj ka potencialin për të sjellë ndryshime të mëdha dhe duhet të ketë një rol kyç në vendimmarrje, sepse ata janë e ardhmja e vendit”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, të rinjtë duhet të mbështeten dhe të inkurajohen e të përfshihen në proceset vendimmarrëse, pasi ata janë ata që do të udhëheqin drejt një të ardhmeje më të ndritur. /Ballkani.info/