Deputeti ukrainas: Besoj që shumë shpejt Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

Deputeti ukrainas, Olekseiy Goncharenko, ka thënë se beson që Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Goncharenko në Kanal10 ka deklaruar se është i sigurt që kjo do të ndodhë shumë shpejt.

“Absolutisht, unë besoj në këtë. Si anëtar i Asamblesë së KiE, si anëtar i Komiteit për Refugjat dhe Komitetit të Konservatorëve, më lejoni t’ju them se unë e përkrah Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, do të bëjë gjithçka që mundem për ta përkrahur, dhe besoj se kjo do të ndodhë shpejt. Besoj se Kosova është Evropë, besoj se Kosova dhe Ukraina janë Evropë. Unë besoj në këtë, dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë.”, ka thënë ai