Deputeti Tahiri ofron 1000 euro për Notre Damen, shpjegon arsyet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se do të ndajë 1000 euro nga rroga e tij mujore për rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Francë.

Tahiri ka thënë se qyteti Amien i Francës, gjatë kohës së luftës kishte strehuar familjen e tij të ngushtë, duke iu ofruar edhe bukën,fjetjen dhe sigurinë derisa u kthyen në Kosovë pas luftës.

“Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punoj jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mija, jam i gatshëm të jap sado pak nga vetja…”, ka shkruar ndër të tjerash deputeti Tahiri, përcjell Ballkani.info.

Deputeti në fund ka thënë se edhe pse kjo shumë e parave nuk është shumë, ai ndjehet mirënjohës kësaj Kosove që ia mundëson që së paku të bëjë një mirësi ndaj shtetit francez. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: