Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka përkujtuar sot viktimat shqiptare të cilët u ekzekutuan nga strukturat paralele serbe të njohura si “Rojat e Urës”.

Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, deputeti Syla tha se në 3 dhe 4 shkurtin e vitit 2000, u ekzekutuan para syve të bashkësisë ndërkombëtare, shqiptarë të pafajshëm e mbi 12 mijë u dëbuan nga shtëpitë e tyre “Shqipe e Nezir Voca, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Nerimane Xhaka, Remzije Canhasi, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Muharrem Sokoli dhe Nderim Ajeti, janë viktimat e para të strukturave paralele serbe në Mitrovicë” tha deputeti Gazmend Syla.

“Çdo shkëmbim territoresh do të ishte legjitimim i këtij krimi dhe shkelje e gjakut të tyre” deklaroi deputeti Syla.