Deputeti shqiptar në Serbi: Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë t’i qasen më seriozisht Luginës së Preshevës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kritikuar dy qeveritë shqiptare për qasjen ndaj Luginës së Preshevës.

Kamberi ka kërkuar dy qeveritë të jenë më serioze në lidhje me Luginën e Preshevës.

Postimi i plotë i Shaip Kamberit:

𝗤𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈ 𝘁’𝗶 𝗾𝗮𝘀𝗲𝗻 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗲𝗿𝗶𝗼𝘇𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗟𝘂𝗴𝗶𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗣𝗿𝗲𝘀𝗵𝗲𝘃𝗲̈𝘀

Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën e Preshevës :

– Nuk kanë platformë dhe program shtetëror

– Nuk ndajnë buxhet të rregullt

– Nuk kanë mekanizëm të veçantë qeveritar

Qeveria e Republikës së Serbisë për Kosovën :

-Ka platformë dhe program shtetëror- Ndanë buxhet të rregullt (çdo vjet me qindra milliona euro)

– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (herë si ministri, herë si zyre të veçantë).

Qeveria e Republikës së Serbisë për Luginën e Preshevës :

– Ka platformë dhe program shtetëror, sado që letër e vdekur.

– Ndanë buxhet të rregullt, sado që pamjaftueshëm.

– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), sado që jofunksional dhe joefikas.