Sërgjan Milivojeviq
Deputeti serb, Milivojeviq: Vuçiq është njeri shumë i rrezikshëm dhe i gatshëm të bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet
Deputeti i Partisë Demokratike të Serbisë, Sërgjan Milivojeviq duke iu referua konkretisht ngjarjeve në Kosovë këtë javë, theksoi se dihet se kush është fajtori kryesor për gjithçka.
Ai pohon se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është një njeri i rrezikshëm, transmeton Ballkani.info.
“Vuçiq është i rrezikshëm, por i cili ende nuk ka arritur në ‘arsenalin e së keqes’ në dispozicion të tij, ai është një njeri që ka humbur çdo kredibilitet në bashkësinë ndërkombëtare dhe ka shkatërruar pothuajse të gjitha pozicionet negociuese kur është fjala për Kosovën”, tha Milivojeviq në N1. /Ballkani.info/