Mefail Bajçinovci

Deputeti i VV’së: Përveç rrymës, për çka tjetër ka mashtruar kryeministri Kurti

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci, ka folur  për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike duke ka pyetur se përveç premtimit të kryeministrit për rrymë, çka tjetër ka mashtruar.

“Cili mashtrim, ma thoni premtimin e zotit Kurti, përveç rrymës çka ka mashtru, cili është mashtrimi”, ka thënë Bajçinovci.

Gazetarja e ka pyetur se për rrymë po e pranon se ka qenë mashtrim, teksa deputeti i VV-së është përgjigjur se atëherë Kurti ka premtuar ulje të çmimit sepse ka qenë i tillë në nivel global.

“Rrymën zoti Kurti ka thanë e uli sepse në nivel global atëherë ka qenë i ulët, nuk ka thanë që unë çmimet tjera të tregut do t’i kontrollojë”, ka thënë tutje Bajçinovci.

Qeveria Kurti është kritikuar për mosmbajtje të premtimeve pasi në Kosovë, muajve të fundit, janë shtrenjtuar dukshëm çmimet e produkteve bazë.

Me kritika të mëdha është përballur sidomos vendimi që të rritet çmimi i energjisë elektrike, pasi kryeministri Kurti dikur nga roli i opozitarit kërkon lirim të çmimit të energjisë elektrike.