LVV

Deputeti i VV’së për Dejona Mihalin: Kisha qenë i privilegjuar nëse do të kishte kohë të m’i shkruante fjalimet

Deputeti i VV’së, Enver Haliti, tha se secila parti do ta kishte zili ta kishin Dejona Mihalin pjesë të tyre.

Ai shtoi se do të ishte kënaqësi për të nëse Mihali do t’ia përgatiste fjalimet atij por “nuk ka kohë”.

“Kur përmendet shpeshherë Dejona Mihali… Dejona Mihalin besoj do ta kishte zili ta kishte secila parti. Ajo nuk ka kohë me mi përgatit mu fjalimet, se unë kisha qenë i privilegjuar nëse ajo do të kishte kohë të mi shkruante e përgatitte fjalimet. Me kënaqësinë më të madhe do të pranoja, mirëpo nuk ka kohë”, tha Haliti.

Pas kësaj deklaratë u dëgjuan disa të qeshura në kuvend.