I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Presidentin ultra-nacionalist të Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – Millorad Dodik, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.
Takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit Diplomatik që u mbajt në Antalya të Turqisë, derisa lajmi është bërë i ditur nga vetë Lajçak.
Për këtë ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha. Ai i është drejtuar DASH-it nëse e mbështet Lajçakun edhe pasi ai takon njerëz të sanksionuar nga SHBA-ja.
“Një pyetje për Departamentin e Shtetit Amerikan: A e mbështesin ende Lajçakun pasi ky po takon njerëz si Dodiku, që e ka sanksionu Amerika?!” ka shkruar ai në Facebook.
VIDEO BONUS: Marrëveshjet ndërkombëtare, Kusari-Lila: Jemi në koordinim me opozitën për votim







