Deputeti i VV-së: Po të mos isha i izoluar do të protestoja bashkë me infermierët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, tha se po të mos ishte në izolim sot do t’i bashkëngjitej protestës së infermierëve, që do të mbahet në ora 10:00, para Objektit të Qeverisë së Kosovës.

Uka tha është e pakuptimtë që një infermier të paguhet vetëm 18 euro për punën që bën në ndërrimin e natës.

“Prandaj, unë e përkrah protestën simbolike të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës”.

Deputeti i Vetëvendosje Fitim Uka, është konfirmuar pozitivë me COVID-19 para disa ditësh.