Deputeti i VV-së për Qëndrim Gashin: Të shkarkohet ky ambasador karikaturist, nuk i duhet Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri ka kërkuar shkarkimin nga detyra e ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Në një postim në Facebook, Haziri ka thënë se shpërndarja e karikaturës së profetit Muahmmed, sipas tij, është më së paku është një Qëndrim diplomatik.

“Diplomat karikaturist vetëm Kosova ka prodhuar tash e sa vite, të cilët kanë shtyrë interesat e tyre personale me pazare politike e asnjëherë interesin e shtetit të Kosovës. Ky ambasador duhet të shkarkohet me të vetmen arsye se ambasador karikaturist nuk i duhen Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nga ekstremi në ekstrem

Akti i vrasjes së mësuesit në Francë është akt barbarë dhe kriminal. Atë mundet ta bëjë vetëm një i çmendur. Një mysliman nuk vranë njeri pa të drejtë – ashtu na ka mësuar Zoti – “Kushdo që vret një njeri të pafajshëm është sikur të ketë vrarë tërë njerëzimin….”Gjithashtu karikatura ndaj Muhammedit a.s. duhet të jetë vepër e dënuar sepse prek ndjenjat e të gjithë besimtarëve mysliman në mbarë botën dhe duhet të rregullohet me ligj, siç është ligji në disa vende që kushdo që e mohon holokaustin dënohet .Sa i përket ambasadorit pa mandat Qëndrim Gashi i cili ka shpërndarë një karikaturë të tillë ai më së paku është një Qëndrim diplomatik. Diplomati merret me çështje që mirëmban marrëdhëniet në mesë shteteve, shtynë përpara interesat e shtetit të cilin e përfaqëson në atë vend në të cilin vepron. Diplomat karikaturist vetëm Kosova ka prodhuar tash e sa vite, të cilët kanë shtyrë interesat e tyre personale me pazare politike e asnjëherë interesin e shtetit të Kosovës. Ky ambasador duhet të shkarkohet me të vetmen arsye se ambasador karikaturist nuk i duhen Kosovës.