Deputeti i VV-së: Kusari-Lila tejkaloi mandatin e saj kur foli me Srpskan për veteranët, nuk arsyetohet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, në një bisedë telefonike në FRONAL të T7 ka folur edhe për rastin e bisedës së shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza -Kusari Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiq për çështjen e veteranëve.

Dugolli ka thënë se në atë bashkëbisedim Kusari-Simiq ka pasur gjëra ku ajo ka tejkaluar mandatin e saj, duke përmendur diskutimin që ajo ka bërë me një përfaqësues të Listës Serbe për çështjen e veteranëve të UÇK-së.

Deputeti i VV-së ka thënë se nuk e ka arsyetuar as atëherë dhe nuk e arsyeton as tani.

“Ka pas gjëra që megjithatë zonja Kusari ka dalë përtej mandatit, pra që të flasë me një përfaqësues të Listës Serbe për çështjen e veteranëve, unë nuk e kam arsyetuar e nuk e arsyetoj as tani”, ka thënë Dugolli në T7.