Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu mori pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme duke dhën dorëheqja nga pozita e kryetarit të komunës
Për këtë arsye KQZ ka shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme në Podujevë të cilat do të mbahen me 15 mars, transmeton Ballkani.info.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ishte shumë afër me vota karshi LDK-së që doli e para në Podujevë. Por, dorëheqja e Veliut e ka ngjallur garën në komunën më të madhe gjeografikisht në vend.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka viziutar Podujevën duke publikuar një fotografi në rrugën kryesore që gjendet në gjendje të keqe.







