Deputeti i VV-së jep orën kur pritet të fillojë seanca për zgjedhjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka folur nga holli i Kuvendit kur po pritet të fillojë seanca për zgjedhjen e presidentit.

Ai u shpreh i bindur se Vjosa Osmani do të zgjidhet sot shefe e re e vendit, derisa ndonëse ishte caktuar që seanca e jashtëzakonshme të fillojë në orën 18:00, Bajqinovci tha se seanca pritet të fillojë në orën 19:00 ose 19:30, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë që Vjosa Osmani do të mund të llogarisë në një numër të madh të deputetëve të LDK-së për votë, derisa ende nuk janë siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur presidente.