Deputeti i VV-së i reagon Abelard Tahirit: Po i fundoset barka, ka fillu me e pa detin kudo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba iu ka kundërpërgjigjur Ministrit të Drejtësisë në largim, Abelard Tahirit që tha se zyrtarët e Vetëvendosjes duhet të kthehen nga plazhi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Zyba ka thënë se VV kërkon zgjedhje cdo ditë, e se ish-sekretarit të Thaçit, po i fundoset barka e po fillon me pa detin.

“VV është subjekti më i madh, dhe kërkon zgjedhje përditë, prej kur u krijua qeveria me partinë e tretë të katërt dhe të pestë. Ish sekretari i Thaçit tash që po i fundoset barka, ka fillu me e pa detin kudo”, ka shkruar Zyba.

Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pak më parë ka shkruar se janë për zgjedhje, derisa ka shtuar se zyrtarët e VV-së duhet të kthehen nga pushimet.

loading…