Deputeti i VV-së: Gjykata s’duhet t’i liroj në procedurë të rregullt për armëbajtje pa leje asnjë person

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është shprehur i shqetësuar me numrin e madh të plagosjeve me armë dhe me thikë në Kosovë.

Bajqinovci përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se policia duhet të merret me bastisje sistematike në rrugë, lokale dhe automjete.

Pasi që sipas tij, shumë të rinj bartin armë pa leje në brez duke i rrezikuar qytetarët.

Ai shtoi se Gjykata s’duhet t’i lirojë në procedurë të rregullt për armëmbajtje pa leje asnjë person.

“Plagosjet me armë zjarri dhe therrjet janë bërë përditshmëri, andaj policia duhet të merret me bastisje sistematike në rrugë, lokale dhe automjete.

Sot shumë të rinj bartin armë pa leje në brez duke i rrezikuar qytetarët.

Nuk duhet gjykata t’a lirojë në procedurë të rregulltë për armëmbajtje pa leje asnjë person, por  duhet të arrestohet dhe të dënohen me burg ashtu qysh ligji e precizon.

Mbi 90%  të rasteve të hapura për armëbajtje pa leje gjobiten me para”, tha ai.