Deputeti i PDK-së: Qeveria po shantazhon deputetët për të mos e votuar Trustin

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka akuzuar partinë në pushtet se po shantazhon deputetët e vet për të mos e votuar Trustin, i cili sot do të shqyrtohet në Kuvend.

Në profilin e tij në “Faceboo”, ai ka tregua se do të marrë pjesë në seancë për të votua pro tërheqjes se trustit.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Qeveria që po prodhon kaos ekonomik në Kosovë (ku pjesa dërrmuese e qytetarëve tani e kanë të rrezikuar mbijetesën) sot e paaftë për të reaguar në situata kritike që vet i ka prodhu, po mundohet me ik nga përgjegjësia para qytetariëve duke i ik temës në Kuvend dhe po shantazhojnë deputetet e vet mos me votu TRUSTIN.

Nëse sot në Kuvemd jemi 120 njerëz do duhej të kishim 120 vota njerëzore për TRUSTIN . Kaq qytetarët presin sot nga Kuvendi.
Unë sot masdite do të shkoj në Kuvend për ta dhënë votën time për TRUSTIN posa të nis procedura e votimit.