Deputeti i PDK-së publikon pamje: Fëmijët rom të etur për dije, lexojnë librat që u hodhen në mbeturina

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka publikuar disa pamje ku shihet një fëmijë i komunitetit rom duke lexuar, në librat që ishin hedhur në konteinerë.

Haxhiu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se një diskriminim i tillë nuk duhet të ndodhë.

“1 Qershori Dita e fëmijëve, u festua plot gëzim e hare, por jo për të gjithë fëmijët në Kosovë.
Vetëm dy ditë më vonë, sot me 3 qershor hasim në një realitet ndryshe e të hidhur për këta dy fëmijë të komunitetit rom pranë shkollës Xhemajl Mustafa, të cilët etur për dije lexojnë librat e hudhur në kontinierë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

1 Qershori Dita e fëmijëve, u festua plot gëzim e hare, por jo për të gjithë fëmijët në Kosovë.
Vetëm dy ditë më vonë, sot me 3 qershor hasim në një realitet ndryshe e të hidhur për këta dy fëmijë të komunitetit rom pranë shkollës Xhemajl Mustafa, të cilët etur për dije lexojnë librat e hudhur në kontinierë.
Ky diskriminim nuk guxon të ndodhë në shtetin tonë.
E drejta për arsimim është e garantuar me :
KONVENTA MBI TË DREJTAT E FËMIJËS,
miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.