Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar për udhëtimi e Hashim Thaçit e Kadri Veselit në rrugën e lirisë, shkruan ballkani.info
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi shkroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që bëri luftën e domosdoshme, të pastër dhe mbrojtëse, është tregim i sukseshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë dhe vlera më e lartë e tij.
“Jeta ua kishte rezervuar fatin për ta shkruar historinë më të lavdishme të Kosovës. Megjithëse pakkush besonte, ata s’e refuzuan këtë fat, por i buzëqeshën atij – për t’i dhënë fund vuajtjes së popullit shqiptar dhe fillim ëndrrës së tij për liri. Ishte ky fati më i mirë i mundshëm, ndërsa hisja në histori u takon të rrallëve.” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:







